×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjykatës iu desh një vit të gjykonte çështjen, mbeten në burg tregtuesit e kokainës

Saturday, 14 Prill 2018 18:27
foto ilustruese foto ilustruese

Vladimir Ademi dhe Dritan Toska, përkatësisht 38 dhe 39 vjeç, që u arrestuan një vit më parë për tregtim të lëndëve narkotike kanë marrë dënimin nga gjykata.

Ato do vuajnë dënimet me 5 dhe 4 vjet e 8 muaj burg. Të pandehurit u arrestuan në gusht të vitit 2017 në zonën e “Oxhakut” në Tiranë, në momentin që po shisnin një sasi prej 48.7 gramë kokaine tek një person i tretë.

Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Toska ka pranuar të jetë zotërues i kokainës së sekuestruar nga policia. Ndërsa i bashkëpandehuri i tij Ademi, ka mbajtur qëndrim mohues. Ai ka pohuar ditën e ngjarjes vetëm kishte shoqëruar me makinë shokun e tij, por se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës.

Sipas vendimit të gjykatës të siguruar, Ademi është tradhëtuar nga mesazhet e shkëmbyera me të bashkëpandehurin një ditë para takimit per shitjen e kokaiunes. Madje, nga përmbajtja e sms-ve të rikuperuara nga hetuesit ka rezultuar se ata përdorur temin e koduar “goma” për drogën. Sipas gjykatës, dy të pandehurit kanë biseduar per ndarje të fitimeve nga blerja e “gomave”. “Në këto komunikime termi i perdorur si ‘goma’ i referohet lëndës narkotike”, shprehej gjykata duke vlerësuar si të provuar bashkëpunimin mes tyre.

Pas arrrestimit, Vladimir Ademit iu gjet me vete një sasi prej 1100 dollarë të falsifikuar, si edhe 12 fishekë në mjetin e tij. Ai fitoi pafajësi vetëm për akuzën e “falsifikimit të monedhave”, por u fajësua për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municionit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...