Zhvlerësohen Dollari amerikan e Sterlina – Euro mbyll javën në kuota të qëndrueshme

Premte, 14 September 2018 11:23

Dita e premte ka nisur me një rënie të valutës amerikane me 0.8 pikë ndaj lekut. Dollari amerikan këmbehet sot me 108 lekë në blerje dhe 109 lekë në shitje.

Paundi britanik gjithashtu ka shfaqur një tendencë të lehtë rënie ditën e premte, duke humbur 0.2 lekë për njësi krahasuar me nivelin e një dite më parë. Tashmë sterlina këmbehet për 141.5 dhe 142.3 lekë.

Ndërkohë, e premtja në tregun vendas nuk ka sjellë asnjë ndryshim në vlerën e monedhës së përbashkët europiane. Euro ka mbetur e fiksuar në kuotën e 126.3 lekëve në blerje dhe 126.9 lekëve në shitje.

Sa i takon monedhave të tjera ndërkombëtare, dollari australian është dobësuar me 0.3 lekë për njësi, ndërsa ai kanadez ka pësuar një rënie me 0.5 lekë për njësi, tashmë në kuotën e 83 lekëve.

Ndërkohë, franga zvicerane vijon të mbetet në të njëjtat vlera me një ditë më parë, e fiksuar në kuotën e 112 lekëve.

EUR/ALL 126.30 -126.90

USD/ALL 108.00 -109.00

GBP/ALL 141.50 – 142.30

AUD/ALL 77.50 – 78.50

CAD/ALL 83.00 – 84.00

CHF/ALL 112.00 – 113.00

G.D/SCAN

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...