Ndryshimi i vendbanimit- Pse u pezullua gjoba edhe për 6 muaj për ata që s’e kanë bërë deklarimin ende?

Premte, 14 September 2018 11:25

Me propozimin e Ministrisë së Brendshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar pak kohë më parë ndryshime në ligjin e gjendjes civile. Në listën e ndryshimeve është edhe një dispozitë kalimtare që u jep edhe 6 muaj kohë atyre që nuk kanë bërë ende deklarimin e vendbanimit të tyre.

Ligji parashikonte një gjobë 10 mijë lekë për ata që nuk e kanë kryer këtë veprim në fushatën e realizuar pak muaj më parë.

Në relacionin e nismës së depozituar në Kuvend, pranohet se rritja e vlerës së gjobës në vitin 2016 nuk solli efektet e pritshme në ndërgjegjësimin e shtetasve për deklarimin e ndryshimit të vendbanimit.

“Pezullimi për gjashtë muaj i aplikimit të kësaj mase administrative konsiderohet një mundësi, shtysë tjetër për ndërgjegjësimin e atyre shtetasve që nuk kanë deklaruar vendbanimin aktual, përmendim këtu shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët nuk kanë pasur informacionin e duhur për detyrimin ligjor të deklarimit të vendbanimit” shkruhet në relacion.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...