Ahmetaj si hajn tek Shkolla Profesionale, Xhelal Mziu: Ja nevojat që ka Kamza në arsim dhe mëkatet e qeverisë

Tuesday, 18 September 2018 12:18

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, reagon ndaj vizitës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, në Shkollën Profesionale Kamëz, duke dënuar ashpër propagandën e tij, si dhe duke i kujtuar nevojat në arsim dhe mëkatet e kësaj qeverie ndaj banorëve të Kamzës.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, thotë: “Qeveritarët e sotëm janë të paskrupullt në propagandën e tyre dhe guxojnë ta bëjnë atë edhe aty ku nuk mund të ngjisë fare, por e kanë pafytyrësinë për ta bërë. Dje ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ishte si hajn te Shkolla Profesionale Kamëz në kuadër të propagandës “rilindëse”, shkollë e cila ndodhet në njësinë administrative më të diskriminuar në vend nga qeveria Rama, dhe konkretisht nga institucioni që ai drejton! Kur Bashkia e 6-të më e madhe në vend për nga popullsia ka nevojë konkrete për ndërtimin e 6 shkollave të reja, rikonstruksionin e 9 të tjerave, ndërtimin e 7 kopshteve dhe rikonstruksionin e 6 të tjerave, kreu i Financave me bateritë e propagandës së blerë mburret sikur çfarë ka bërë në Kamëz me një rikonstruksion!
Rikonstruksioni i një shkolle përballë nevojave konkrete nuk është asgjë. Prej vitit 2013 kjo qeveri as e ka vënë ujin në zjarr, pavarësisht kërkesave tona bazuar në projekte konkrete.
I kujtojmë z. Ahmetaj që nën qeverisjen e PD-së, në Kamëz u ndërtuan mbi 18 shkolla dhe kopshte!
Mëkatet e Ahmetajt dhe qeverisë Rama ndaj banorëve të Kamzës janë të shumta. I kujtojmë Ahmetajt se në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte të Bashkisë Kamëz përfshi edhe ato në arsim dhe nga qeveria e Rilindjes kemi zero financim. Kjo qeveri i ka hequr Kamzës 6 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, i është hequr Zyra e Punës, duke kaluar në Tiranë, rast unikal në Shqipëri, duke mos ndodhur në asnjë njësi tjetër vendore”. Pergatiti: Edmond Duraku

 

Modifikuar më Diel, 25 October 2020 23:41

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...