Rruga e re Tiranë-Elbasan do të bëhet me pagesë pas përfundimit

Tuesday, 18 September 2018 12:27

Pasi të kenë përfunduar të gjitha punimet autostrada e re Tiranë-Elbasan do të bëhet me pagesë, deklaroi Ministri e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në Kuvend.

Gjiknuri duke ju përgjigjur interesit të deputeteve, tha se pagesa në rrugën e re të Elbasanit do të vihet pasi të jetë siguruar një alternative të tjetër pa pagesë për automjetet.

Kostot në rrugën e re te Elbasanit janë rritur me rreth 40 për qind. Pas shembjes tre viteve në parë në Ibë, kompania greke Aktor e nënkontraktuar për punimet ka kërkuar shtesë punimesh.

Financimet shtesë të rrugës arritën në 51 milionë dollarë, duke e çuar vlerës e saj në 450 milionë dollarë. Gjiknuri tha se me sigurimin e financimit të fundit prej 16 milionë eurosh rruga do të përfundojë brenda vitit.

Nëse marrëveshja e kredisë do të hynte në fuqi menjëherë do të favorizonte shumë punimet tha Gjiknuri.

Mirëmbajtja e rrugës Tiranë- Elbasan aktualisht do bëhet me një kontratë të posaçme, nga një kompani private. Kostot e mirëmbajtjes janë të larta ndaj ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë, tha Ministri.

Gjiknuri tha se mirat publike kanë nevojë për kontribut. Teksa deputeti Erion Brace kërkoi transparencë për të gjitha fondet që janë shpenzuar për ndërtimin e Rrugës së Kombit e cila nuk ka përfunduar ende.

Gjithashtu deputetet e tjerë në komision kanë ngritur shqetësime në lidhje me kostot që po krijojnë rrugët e reja tek qytetarët nëpërmjet pagesave të drejtpërdrejta.

Deputeti i Anastas Angjeli ka kërkuar hetime nga prokuroria, se pse kostot në dy autostradat e reja janë rritur në mënyrë marramendëse që kur ka nisur zbatimi i kontratave.

Përdoruesit e rrugëve duhet të kontribuojnë, por jo të marrin në kurriz të gjitha papërgjegjshmëritë e që janë bërë gjatë ndërtimit të tyre duke rënduar kostot më pa të drejtë tha Angjeli.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...