Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Tuesday, 18 September 2018 21:24

Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 me një investim të qeverisë shqiptare që kap vlerën 1.6 milionë lekë. Nga ajo kohë deri më sot, kjo shkollë, e cila ishte planifikuar si shkollë e mesme, nuk i ka hapur asnjëherë dyert.

Gazetarët e Fiksit shkuan tek kjo shkollë, por e kishin të pamundur të xhironin brenda godinës pasi rrethimi i saj ishte e mbyllur. Në këto kushte, Fiksi iu drejtua Bashkisë Elbasan për të marrë një përgjigje mbi arsyen e mos hapjes së shkollës. Ky institucion në përgjigjen e tij me e-mail thotë se këshilli bashkiak ka vendosur që këtë godinë ta japë me qira, pa ia ndryshuar destinacionin, ndërkohë oferta që bashkia publikon për dhënien me qira është 75 lekë metri katror. Sipas kësaj shkrese të Bashkisë Elbasan, arsyeja kryesore e mos hapjes së kësaj shkolle ishte mungesa e numrit të nxënësve.

Gjithashtu, në shkresë thuhet se kjo ndodh pasi pozicioni i shkollës është jo i favorshëm dhe nxënësit e kësaj njësie e kanë më të lehtë të shkollohen në qytet. Kështu, sipas bashkisë, për të mos lënë godinën të amortizohet, është menduar që ajo të jepet me qira, me kushtin që të mos ndryshohet destinacioni i funksionit primar, pra që të mbetet sërish shkollë.

Jo më publike, por një shkollë private.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...