Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Tuesday, 18 September 2018 21:34

Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit.
Media lokale bën me dije se shqiptari i kishte dërguar videon e “vetëvrasjes” ish të dashurës. Në dorë mbante pistoletën të cilën e drejtonte në kokë. Fjalët e fundit në video thonin "Lamtumirë dashuria ime", e më pas video mbyllej.

Me të marrë videon, vajza e tronditur ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar menjëherë në banesën e shqiptarit.

Me të hyrë brenda policia nuk ka gjetur gjak por një person i cili ishte shtrirë në divanin e tij. Gjithçka ishte një sajesë. Policia e Forlias ka nisur kërkimet dhe e ka gjetur pistoletën e shqiptarit. Më tutje e ka vënë në pranga 39 vjeçarin i cili përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, e cila dënohet me disa vite burg.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...