×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Spitalet po braktisen/ Pas Gjermanisë edhe Italia kërkon infermierë nga Shqipëria

E mërkurë, 19 September 2018 17:09

Italia po përballet me një krizë në sektorin shëndetësor, pasi në të gjithë vendin nevojiten rreth 53 mijë infermierë.

Alarmi është dhënë nga Urdhri i Infermierëve, sipas të cilit infermierët që aktualisht janë aktivë pranë strukturave shëndetësore, janë të detyruar të ndjekin deri në 11 pacientë njëkohësisht, madje në disa zona një infermier ka në ngarkim deri në 17 pacientë.

Sipas Urdhrit të Infermierit, në analizat e të gjitha rajoneve të Italisë, rezultatet më pozitive paraqiten vetëm në disa provinca veriore ku regjistrohet një infermier për tre pacientë.

Shqetësuese paraqitet situata edhe në Lombardi, ku ndodhen edhe spitalet më të mira në nivel kombëtar, por në këto spitale mungojnë rreth 4800 infermierë.

Sipas autoriteteve, këto shifra kanë pasoja të rënda, pasi shtohen rreziqet për të sëmurët, por edhe për vetë infermierët. Shqetësues është fakti se rreth 40 për qind e infermierëve italianë detyrohen të bëjnë orë shtesë, për të mbuluar nevojat e pacientëve.

Urdhri i Infermierëve kërkon që çështja të zgjidhet dhe ka thirrur një mbledhje urgjente për shqyrtimin e kësaj situate me ministren e Shëndetësisë Giulia Grillo, dhe përfaqësuesit e të gjitha provincave italiane.

Sigurisht një ndër alternativat për të zgjidhur krizën është rekrutimi i infermierëve në vendet fqinje, siç është edhe Shqipëria.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...