Qytetet e Tiranës dhe Elbasanit e zona të tjera të Shqipërisë së mesme janë lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet.
Nga të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, mësohet se lëkundjet e tërmet janë ndjerë në orën 17:09 të pasdites.
Ai ka rënë në një zonë mes Tiranës e Elbasanit në një thellësi prej 2 kilometrash.
Nuk ka informacione për dëme.