Të “fortët” e Shkodrës sot dalin para gjykatës

Hënë, 24 September 2018 09:09

Nëntë anëtarët e fisit Bajri të arrestuar në sajë të operacionit ‘OAZ’, pritet të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda në orën 14:00, atje ku do verifikohet masa e sigurisë arrest me burg e dhënë në mungesë.

Gjatë të dielës Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë njoftimet drejt komisariateve ku mbahen të arrestuarit, ndërsa njoftim është bërë edhe drejt burgut të Shën Kollit atje ku mbahen të izoluar 3 të arrestuarit pas operacionit të zhvilluar në javën e parë të Shtatorit në Shkodër.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë për krimet e rënda pas 6 muajsh hetimesh ka finalizuar operacioni “Oaz”, duke shkatërruar grupin e Bajrave me 11 të arrestuar në Tiranë, Shkodër e Roterdam dhe dy persona të shpallur në kërkim. 

Në sajë të hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se, grupi  kryente aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit kryesisht në trafikun e drogërave të rënda, gjobëvënie dhe fiksimin e ndeshjeve, por edhe vepra të tjera të rënda penale. 

Bazuar në dhjetra orë përgjime, informacione të shkëmbyera me partnerët dhe veprimeve proaktive në terren, Prokuroria ka dokumentuar deri tani se anëtarë të këtij grupimi janë autorë të dy vrasjeve të ndodhura kohë më parë në Shkodër.

E para është vrasja e Arben Tuzit në Shkurt të vitit 2001, ndërsa tjetra vrasja e 15-vjeçares Fabiola Bajri në vitin 2002, bashkëjetuese e njërit prej të arrestuarve. Vrasja e së resë është raportuar fillimisht si vetëvrasje, ndonëse vajza ishte qëlluar me një plumb, ndërsa arma pranë saj u gjet me fishek gati për qitje. 

Mes të arrestuarve janë dhe Safet Bajri dhe vëllai i tij Ilir Rustemi, të konsideruar si njërëzit kryesorë të grupit. Policia nuk mundi të arrestojë Enver Bajrin, i cili konsiderohet si drejtuesi i grupit kriminal, të shkatërruar në Shkodër. 45-vjeçari është shpallur në kërkim bashkë me një tjetër person me inicialet N.H., dhe ka dyshime se fshihet jashtë Shqipërisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...