Diferencë rekord qytet-fshat/Shqipëria e para në rajon për hendekun në nivelin e mirëqenies

Tuesday, 25 September 2018 15:35

Niveli i mirëqenies ndryshon ndjeshëm nga fshati në qytet, sidomos në Shqipëri. Këtë e thotë një raport i ri i Bankës Botërore. Ky raport arrin në përfundimin se, hendeku fshat-qytet në Shqipëri është më i larti në rajon.

Serbia, Maqedonia, Mali i Zi apo edhe Kosova kanë nivele bindshëm më të ulta. Diferencën e shqiptarëve me fqinjët rajonalë e ilustron mjaft mirë edhe grafiku, ku indeksi i hendekut për Shqipërinë është në nivele tejet të larta në krahasim me të tjerët. Shqipëria është në nivelin e ish-republikave sovjetike.

Ndërkohë, vende si Bullgaria dhe Rumania, anëtare të Bashkimit Europian duket se e vuajnë më shumë fenomenin se vendi ynë.

Ndër vendet e Europës dhe Azisë qendrore, vetëm Greqia ka një indeks në territor negativ, çka do të thotë se hendeku është në favor të fshatit, pra në Greqi ata që jetojnë në fshat kanë një nivel më të lartë mirëqenie se ata që jetojnë në qytet.

Për të përcaktuar nivelin e mirëqenies, si në fshat ashtu edhe në qytet merren 12 kritere bazë, që variojnë që nga aksesi në internet, mënyra e të ushqyerit, si psh frekuenca e vakteve të mishit, e deri te mundësia për të bërë pushime.

Të dhënat dalin në pah nga raporti i fundit i Bankës Botërore, me titull: “Drejt një kontrate të re sociale” dhe tregojnë qartë se jetesa në fshat në Shqipëri shoqërohet me një nivel tepër të ulët mirëqenie, sidomos në krahasim me fqinjët  Scanrajonalë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...