OSHEE “betejë” kundër ERE në Administrative, për vendimin në kohën kur ishte CEZ

Tuesday, 25 September 2018 15:39

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka vendosur të vijojë betejën kundër Entit Rregullator të Energjisë në Gjykatën Administrative të Apelit. Një çështje e regjistruar në datën 12 shtator pranë kësaj gjykate ka për palë pikërisht OSHEE si paditës dhe rregullatorin si të paditur dhe në objekt të çështjes është një vendim i hershëm i ERE, saktësisht vendimi 102 të vitit 2012. Në atë kohë OSHEE ishte nën menaxhimin e çekëve dhe kjo shënon një ndër momentet e para kur po shfaqeshin në horizont përplasjet mes rregullatorit dhe blerësve të huaj të shumicës së shpërndarjes.

Në vendimin 102 palë interesi është Operatori i Sistemit të Transmetimit ndaj të cilit ERE ka caktuar që pagesat duhet të bëheshin në kohë nga CEZ ose në të kundërt do të kishte penalitete. Saktësisht në pikën 5.13 të marrëveshjes së Shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike midis OST sh.a dhe CEZ Shpërndarje sh.a për vitin 2012 Enti shtoi se : “Në rast kur CEZ Shpërndarje sh.a nuk ka kontestime në lidhje me faturën, por vonon në kryerjen e pagesave ndaj OST sh.a ajo do të paguajë një kamatëvonesë mbi vlerën e faturës të barabartë me 0.5 % të vlerës së faturës për çdo ditë vonese, por jo më shumë se vlera e vetë faturës”.

Pikërisht këtë ka në objekt edhe padia që OSHEE ka bërë ndaj ERE që kërkon shfuqizimin e kësaj pike dhe ku palë të treta janë Operatori i Transmetimit dhe Avokatura e Shtetit.

“Kundërshtimin dhe anulimin e Vendimit të Bordit të Komisionerëve të ERE Nr. 102, datë 19.07.2012 për miratimin e marrëveshjes së transmetimit të energjisë elektrike midis OST sh.a. dhe CEZ Shpërndarje sh.a. për pikën 15,3 të marrëveshjes së aprovuar me vendimin e sipërpërmendur. Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të Bordit të Komisionerëve të ERE Nr. 102, datë 19.07.2012 për miratimin e marrëveshjes së transmetimit të energjisë elektrike midis OST sh.a. dhe CEZ Shpërndarje sh.a. për pikën 15.3 të marrëveshjes së aprovuar me vendimin e sipërpërmendur” thuhet në objekt të padisë.

Çekët e CEZ u larguan nga Shqipëria në vitin 2013 pasi ERE hoqi licencën e shpërndarjes për shkak të një sërë ndodhive të asaj kohe ndërkohë që të tre operatorët KESH, CEZ (sot OSHEE) dhe OST ishin në një rreth vicioz borxhesh (principal dhe kamatvonesa) që arrinin në miliarda lekë dhe që kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të hyrë në një sistem të rregullt pagese. Monitor

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 15:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...