Gjykata ndryshon masën e sigurisë për financierin e Habilajve

Tuesday, 25 September 2018 15:40

Nezar Seiti, i konsideruar financieri i bandës së Habilajve prej ditës së djeshme ndodhet në arrest shtëpiak.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Katanias e ka pajisur Nezar Seiti me byzylykun elektronik për kontrollin në distancë të tij, duke vënë në zbatim vendimin e marrë pak kohë më parë për lehtësimin e masës së arrestimit të tij me burg.

Kjo masë është marrë pas konsiderimit të një roli dytësor të Nezar Seitaj në bandën e Habilajve

Nezar Seiti aktualisht ndodhet pranë familjes së tij që jeton në rajonin e Sicilisë e konfirmon për Ora News, avokati Maurizio Catalano.

Banda "Habilaj" u shkatërrua në 14 tetor të 2017 pas ekzekutimit të operacionit "Rosa dei Venti" i cili vuri në pranga 15 shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik droge e armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë rreth 20 milionë euro.

Nesër në 26 shtator pritet të zhvillohet seanca e dytë gjyqësore e grupit të Habilajve e sipas burime të Ora News Nezar Seiti do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...