Meta në Nju-Jork, takohet me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda

E mërkurë, 26 September 2018 09:09

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u takua me Presidentin e Polonisë, z.Andrzej Duda.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë të dy Presidentët vlerësuan rritjen e interesit dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.

Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i jep procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedës u vlerësuan dhe mbështetjet reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidenti polak pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit Meta për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...