Meta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

E mërkurë, 26 September 2018 12:13

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe theksoi rëndësinë që këto marrëdhënie të marrin një hov të ri në të ardhmen.

“Bashkëpunimi dypalësh, veçanërisht në fushën e sigurisë, por edhe interesi në rritje për të bashkëpunuar në aspektin ekonomik apo të shëndetësisë, janë fusha që duhet t’i nxisim e promovojmë më tej”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi angazhimin dhe rolin shumë të rëndësishëm që Mbretit Abdullah II dhe Jordania luajnë për paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Nga ana e tij, Mbreti Abdullah II e vlerësoi shumë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe me kënaqësi pranoi ftesën e Presidentit Meta për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...