Një në tre familje shqiptare merr kredi

Saturday, 29 September 2018 16:32

Rreth një në tre familje shqiptare kanë marrë kredi nga bankat e nivelit të dytë. Të dhënat deri në gjysmën e parë të vitit 2018 tregojnë se 28 për qind e familjeve janë kredimarrësë.

Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë, 40 për qind e këtyre familjeve që kanë marrë kredi deklarojnë përkeqësimin e aftësisë paguese të tyre.

Pjesa më e madhe e këtyre familjeve shprehen se nuk presin përmirësim në aftësinë e tyre paguese gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit.

Ndërkohë, raporti tregon se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, numri i të punësuarve ka rënë në terma vjetorë, kryesisht për shkak të rënies së punësimit në sektorin shtetëror, ndërsa numri i të punësuarve në sektori privat dhe vetëpunësimi është rritur lehtë.

Raporti i Bankës së Shqipërisë thekson se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka pasur një rritje të konsiderueshme të kredisë konsumatore (me 5 për qind), ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme (që zë 63 për qind të kredisë për individë) nuk ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe./exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...