E rëndë/ Bizneset vijojnë t’u shesin alkool dhe duhan fëmijëve

Saturday, 29 September 2018 16:37

 “Ligji për mbrojtjen nga produktet e alkoolit dhe duhanit: Ndalohet shitja ose ofrimi i pijeve alkoolike falas të miturve apo konsumimi i tyre në vende publike nga të miturit. Ndalohet shitja ose furnizimi, për qëllime tregtimi, i produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç”.

Kjo është ajo çfarë ligji thotë, por ekspertët janë të mendimit se kjo pjesë nuk ka gjetur zbatim asnjë ditë të vetme.

Duhani dhe alkooli u shitet lehtësisht, jo vetëm të rinjve, por edhe fëmijëve nga marketet dhe dyqanet në kryeqytet. Mjaftoi një provë e thjeshtë nga kamera e Televizonit Klan në një prej supermarketeve në qendër, që të faktohej se ligji shkelet nga shitësit.

“Siç e shikoni, edhe pse ligji e ndalon shitjen e produkteve të duhanit dhe alkoolit për personat nën 18 vjeç, Koral nuk e pati fare të vështirë të blejë një paketë dhe një birrë”.

“I thashë më jep një birrë dhe një paketë. Më pyeti e do për vete? Jo i thashë për babin. M’i dha dhe i solla..”, tregon Koral.

Për ekspertët është koha që ligji të rishikohet për ta bërë atë të zbatueshëm./Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...