Nuk ka qarkullim të lekut, euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti

Tuesday, 02 October 2018 15:23

Monedha e përbashkët europiane është këmbyer në tregun vendas në nivelin e 125.9 lekë, me një rënie prej 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë. Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është kthyer në normalitet, pasi pati një lloj forcimi të lehtë të monedhave me përfundimin e efekteve sezonale.

“Këtë fundjavë është ndjerë një lloj dobësimi, niveli i këmbimit ka tendencën që të shkojë aty ku ka qenë,-argumentojnë ekspertët e tregut. Sipas tyre arsyeja kryesore e forcimit të monedhës vendase është qarkullimi i ulët në tregti. Muajt tetor dhe nëntor, si dhe muaji shkurt, njihen në tregti “si muaj të vdekur” duke qenë se qarkullimi prek minimumin vjetor.

Konsumi në këto muaj është më i ulët.

Aktualisht kursi i këmbimit është në gjendje të lirë, i përcaktuar nga shitjet dhe blerjet në tregun e lirë dhe ekspertët e këmbimit valutor shtojnë se Bankës së Shqipërisë i intereson që kursi i këmbimit të mos jetë i ndikuar nga faktorë të tjerëve, veçse shitjes dhe blerjes reale.

Banka e Shqipërisë deklaroi se do të ndërhynte në tregun e këmbimit valutor duke tërhequr valutë nga tregu në fillim të qershorit, kur euro filloi të zhvlerësohej me shpejtësi duke prekur nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.

Ndryshe nga euro, monedha e gjelbër është forcuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot në tregun vendas në nivelin e 109.28 lekëve, apo rreth 0.6 pikë më shumë se një ditë më parë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...