Rinventarizohen pikat e zeza të aksidenteve, 240 gjithsej nga 105 që ishin në listën e vjetër

E mërkurë, 03 October 2018 16:03

Instituti i Transportit ka dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës një listë të re me pikat të zeza të cilat shkaktojnë aksidentet në rrugë. Pikat e zeza janë përcaktuar si të tilla bazuar në numrin e viktimave që kanë krijuar dhe aksidentet e rënda.

Tashmë janë evidentuar 240 pika, ku rreth 91 prej tyre janë të vendosura në Rrjetin Rrugor Kombëtar. Ministria e infrastrukturës thekson në raportin e Monitorimit të Strategjisë së Transportit se në këtë listë janë përfshirë edhe 105 pika nga lista e vjetër e “ Pikave të Zeza”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore, pas një inspektimi i realizuar në vitin 2014, ka zbatuar një numër projektesh në akset kryesore të vendit ku problemi i përplasjeve është më i lartë, kryesisht në segmentet Tiranë-Durrës, Kashar-Rinas, Tiranë-Vorë, Shkodër-Hani i Hotit, Rrogozhinë- Lushnje, Sarandë-Butrint, Rrogozhinë – Kapshticë dhe Fushë Krujë – Thumanë.

Këto projekte kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin në rrugët kryesore, të cilat në shumë raste kanë qenë një pikë rreziku, disa udhëkryqe, kryqëzime dhe më shumë.

Nga strukturat e transporteve është përgatitur projekti për përmirësimin e të gjitha pikave rreth 105 që ishin në listën e vjetër, por nuk u zbatua për shkak të mungesës së fondeve përkundër kërkesave, sqaron më tej Ministria e Transporteve në raportin përkatës.

Ministria e Transportit shpreson që përmirësimi i pikave të zeza do të bëhet nëpërmjet projektit e Mirëmbajtjes së Bankës Botërore (1390 km) që aktualisht është në zbatim.

Aktualisht, projekti “Asistenca Teknike për Sigurinë në Rrugë” është duke u zhvilluar me financimin e iPA-2013, pasi një nga objektivat e këtij projekti është përmirësimi i gjendjes së pikave të zeza, të cilat përfshijnë: përgatitja e listës së re të zezë dhe të një metodologjie për trajtimin e tyre.

Gjithashtu do të evidentohen 10 pikat më problematike, të cilat synohen të zhduken.

Aksidentet në rrugë janë një ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve në Shqipërisë. Edhe pse u evidentuan 105 pika sipas listës së parë të formuluar në vitin 2014, numri i tyre në vend të ulët është shtuar dukshëm në tre vitet e fundit duke arritur në 240.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...