Faktet e rreme: Kontratat PPP në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria 12.7 herë më të larta sesa Franca

E mërkurë, 03 October 2018 15:58

Kryeministri Edi Rama Prezantoi sot nëpërmjet rrjetit social Facebook rubrikën e re “fakt”, e cila nisi transmetimin në ERTV. Rubrika çeli siparin me një grafik per kontratat koncenionare me Partneritet Publik-Privat, duke bërë një krahasim me vlerat neto të kontratave të krahasuara me vlerën e kontratave në Britani, Francën Gjermani, Greqi, Serbi dhe Maqedoni.

Qeveria përdori si burim disa të dhëna të Bankës Europine të Investimeve, duke publikuar një grafik që e nxori Shqipërinë si vendin me vlerën më të ulët të kontratave me PPP të cilat kanë marrë kritika të ashpra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ndikimin negative në borxhin publik.

Franca, sipas grafikut kishte kontrata me vlerë 3.1 miliardë euro, ndërsa Shqipëria renditej në fund, me vetëm 200 milionë euro për vitin 2017, me një vlerë 15 herë më të ulët se Franca.

Por, duke pasur parasysh madhësinë e ndryshme të këtyre ekonominë, në këtë raste krahasimi vlen të bëhet me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), për të parë më qartë peshën e shpenzimeve që buxhetet shtetërore bëjnë në raport me madhësinë e ekonomisë së tyre. Nëse krahasimet do të bëheshin me PBB Shqipëria ka vlerën më të lartë të kontratave koncensionare në raport me ekonominë e saj se Britania, Franca, Gjermania, Greqia e etj.

Duke ju referuar të dhënave të grafikut të ERTV dhe duke i krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto, rezulton se Shqipëria shpenzon 1.72% të PBB, duke u renditur e dyta më e lartë pas Maqedonisë, me 2.97% të PBB-së.

Franca ka kontraktuar projekte, që janë të barabarta me 0.14% të PBB-së së saj. Bazuar në madhësinë e ekonomisë, Shqipëria ka PPP që janë 12.7 herë më të larta sesa Franca. Vendet e zhvilluara në përgjithësi rezultojnë se shpenzojmë pak më shumë se 0 për qind të PBB-së për kontrata koncensionare. 

Sipas raportit të BEI: “Vlerat e cituara në këtë publikim i referohen kërkesave të financimit qe vendet kane për financim të jashtëm. Kërkesa për financim të jashtëm të një projekti mund të jetë shumë i ndryshëm nga kostoja reale e investimeve për secilin projekt”, thekson BEI.

Ndërsa sipas të dhënave Kombëtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlera e totale e kontratave në fuqi me PPP aktualisht është 203 miliardë lekë ose rreth 1.5 miliardë euro, duke zënë më shumë se rreth 12 për qind te PBB-së. Monitor

 

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 16:02

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...