4 persona janë arrestuar nga policia e Dibrës 24-orët e fundit.
Në pranga kanë rënë dy burra pasi akuzohen se kaë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre si dhe një 34-vjeçar, i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një person.
“Gjatë 12 orëve të fundit arrestohen nga policia 4 shtetas. Goditen 2 raste të Dhunës në familje
Arrestohet një shtetas pasi shkaktoi aksident me pasjë vdekjen e një këmbësori. Ndalohet një tjetër shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia e Dibrës arreston në flagrancë shtetasit:
Ervin Pali, 24 vjeç, banues në Tirane, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.P, 20 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
Veli Ndoj, 38 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S.N, 24 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
Foni Snalla, 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin K.K, i cili ka humbur jetën. Vepra penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
U ndalua shtetasi Nuredin Kurti, 58 vjeç, banues në Klos, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3, i Kodit Penal, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen B.K, 56 vjeçe( e cila kjo shtetase pasi ka dalë nga spitali, pas aksidentit të ndodhur, ka humbur jetën në banesë gjatë ditës së djeshme).
Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat, për hetime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.