Përmbytjet, Kamza ende pa ekskavator, qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të Bashkisë

E Enjte, 04 October 2018 11:10

Qeveria “Rama” është kujdesur në mënyrë sistematike që Kamzën ta diskriminojë maksimalisht. Reforma territoriale po rezulton një dështim në shkallë vendi, por në Kamëz është tejet evidente, për faktin se Rama nuk i delegon asnjë kompetencë dhe bashkëngjitur dhe fondet përkatëse, si dhe burimet njerëzore përkatëse Bashkisë për t’i pasur për nevojat dhe kryerjen e detyrave me përgjegjshmëri maksimale. Jemi në stinën e vjeshtës dhe së shpejti vijnë shirat. Kujtojmë përmbytjet në shkallë vendi vitin e kaluar dhe momentin kur Rama nuk kishte turp dhe zbriti në Kamëz në terren kur u prit nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, kuptohet në një situatë emergjente dhe ku pa nga afër gjendjen e rënduar dhe pas një përshkrimi në ato pak minuta që i bëri kreu i Bashkisë së Kamzës (pasi ka afro 5 vjet që komunikohet me shkresa), Kryeministri premtoi para kamerave ndihmë konkrete.

Duke parë dhe ndier indiferencën e Ramës, nga ana e kryebashkiakut Mziu u ndërveprua për të ndërhyrë në pastrimin e kolektorëve kryesorë deri në reduktimin masiv të përmbytjeve në pikat më gravitacionale që kishte territori. Edhe këtë vjeshtë, ashtu si vitin e kaluar, sigurisht që do të jetë shumë e nevojshme ndërhyrja me ekskavator për t’i përballuar situatat e përmbytjeve në Kamëz dhe për këtë është i nevojshëm mjeti që kërkohet. Bashkia Kamëz ka marrë privatisht një ekskavator për të kryer punë publike, siç është edhe pastrimi i kolektorëve
Kryebashkiaku Mziu thotë se kur Bashkisë Kamëz i kaloi si inventar rrjeti i vaditjes nga Bordi i Kullimit që ishte ndërmarrje shtetërore, nuk i kaloi asnjë mjet. “Për turpin e qeverisë edhe kur pak kohë kur hyri në fuqi ndarja e re territoriale, qeveria bleu 61 ekskavatorë për 61 bashki, i shpërndau të gjitha nga 1, Tiranës 2 dhe Kamzës 0. Ishte ky një absurditet dhe e bënë të pashqetësuar fare, duke qenë aspak të interesuar për nevojat e banorëve të Kamzës, Bashkisë së 6-të në vend. Edhe pse Rama na premtoi vitin e kaluar, ku dua të theksoj se u përmbytën mbi 700 familje dhe 200 ishin në gjendje të pajetueshme, sërish këtë vit kërcënimi është i njëjtë dhe qeveria as është e përkushtuar për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur problemet bashkë më Bashkinë Kamëz”, - shprehet z. Mziu.

Modifikuar më E Enjte, 04 October 2018 11:13

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...