×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Avokati: Nëse dënohet gazetari Olldashi, çështja në Strasburg

Premte, 12 October 2018 15:23

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi në lidhje me çështjen e audio-përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në pazare droge.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ avokati i Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata tha se nuk ka prova për njohje apo komunikim mes klientit të tij dhe Fredi Alizotit, siç pretendon ky i fundit në videon e dytë të publikuar nga PD. Avokati tha se nëse dënohet klienti i tij, gazetari Jetmir Olldashi, çështja shkon në Strasburg.

 “Gazetari Olldashi nuk u njoftua për masën e sigurisë. Të martën na u vu në dispozicion dosja. Mediat kishin në dorë dokumentet, pasi nuk ma kishte dhënë Prokurori. Kush ja dha medias? Medias ja jap unë dokumentet. Është shkelje procedurale. Denoncimi për kallëzim të rremë është bërë nga Agron Xhafaj, para se të ikte në Itali. Gazetari Olldashi ja çoi investigimin PD dhe PD e publikoi. Agron Xhafaj ka depozituar një kampion zëri dhe ka bërë kallëzim.  Dëshmia e Agron Xhafajt është bërë nga vartësit e Fatmir Xhafajt. Emri i Albert Veliut u bë pasi Agron Xhafaj iku në Itali.

Klienti im gazetari Jetmir Olldashi nisi një investigim për drogën në Vlorë. Gazetari ka dorëzuar të gjithë materialin që ka pasur në dispozicion të Prokurorisë. Organi i akuzës nuk ka dorëzuar materialin origjinal, por ka marrë materialin nga media. Stilolapsi përgjues nuk është dorëzuar, sepse materiali është hedhur në USB. Prokuroria mori për bazë denoncimin e një të dënuari siç është Agron Xhafaj. Krimet e Rënda nuk kanë punë me kallëzim të rremë. Nuk ka asnjë provë për komunikim mes Jetmir Olldashit dhe Fredi Alizotit.  Nëse prokuroria dënon gazetarin Jetmir Olldashi, çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut”- tha Çlirim Gjata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...