Vrau prindërit, kërkohet burg përjetë për Mirald Metallarin

E Enjte, 18 October 2018 10:02

Dënim përjetë kërkoi sot prokuroria për Mirad Metallarin, nën akuzë për vrasjen e prindërve të tij.

Krimi i rëndë ndodhi pas një debati për kovën e llaçit, pasi i ati kërkoi që ai ta ndihmonte.

Mirald Metallari nuk njihej si tip problematik në Bathore, por rreth një vit më parë, 21-vjeçari mori pistoletën e shërbimit të babait të tij, Myftarit, efektiv në komisariatin nr. 5 në Kamëz, dhe qëlloi mbi të.

 Sipas policisë, gjatë konfliktit të çastit për motive banale që nisi brenda banesës dhe përfundoi në oborr, ka ndërhyrë edhe e ëma e tij për t’i ndarë, por aksidentalisht, ka mbetur edhe ajo e plagosur. Nëna vdiq në spital pas disa ditësh.

Paraprakisht dyshohet se sherri në familje ka nisur për shkak të debateve mbi rregullimin dhe ndërtimin e një muri në bahçen e shtëpisë, për të cilën i riu nuk ka pranuar kërkesën e babait e tij 62-vjeçar për ta ndihmuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...