Porositi vrasjen e Artan Cukut, ja çfarë u vendos sot për të kërkuarin Jambelli

E Enjte, 18 October 2018 09:45

Bledar Jambelli gjykohet në mungesë, ndërsa pezullimi i gjyqit mesohet se është bërë me qëllim njoftimin e të pandehurit.

Ai mban edhe emrin Rikardo Muho. Nga hetimet ka rezultuar se Cuku u vra për shkak të detyrës dhe ne burg per kete ngjarje, i dyshuar si atentatori eshte shtetasi Mikel Shallari. Dyshohet se Jamblelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar per te bere vrasjen. Si fillim Jambelli i dha Mikel Shallarit 3 mijë euro.
Nderkohe qe pjesa tjetër e parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën. Kryekomisari i ndjerë Cuku, në dhjetor të vitit 2012 ka arrestuar
shtetasin Bledar Jambelli. Arrestimi i tij u krye për vrasjen e Armando Delajt, ngjarje e ndodhur në 2012. Së fundi mësohet se Jambelli është shpallur në kërkim
ndërkombëtar nga Krimet e Rënda. “Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi më shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal. E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës. Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...