Meta uron Kardinal Troshanin në ditën e lindjes: Falenderojmë Zotin që je mes nesh

E Enjte, 18 October 2018 09:42

Presidenti i Republikës ka uruar me rastin e ditëlindjes Kardinalin shqiptar Ernset Simoni Troshani.

Në një shënim në faqen e tij në facebook kreu i shtetit shkruan se “e falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare”.

Ja postimi i plotë i Metës në facebook:

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i shpreh urimet më të përzemërta Kardinal Ernest Simoni Troshani, simbolit të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!

E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.
Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm.

Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tëndë të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...