Video/ Dalin pamjet nga vendngjarja e vrasjes së 16-vjeçarit në Fier

E Enjte, 18 October 2018 18:04

Një 16 vjeçar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Fierit, pasi është goditur disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar, nga një zënke e ndodhur mes tyre.

Pavarësisht ndihmës së dhënë 16-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë për shkak të hemorragjisë. Ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij.

Ja informacioni i policisë:

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...