Pylli i lashtë rrezikon të zhduket

E Enjte, 18 October 2018 18:20

Shkencëtarët paralajmërojnë se pylli i lashtë, që konsiderohet të jetë krijesa më e madhe e gjallë e vetme në botë, po vdes, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet për ta ruajtur.

Pando Aspen është një hapësirë e madhe prej 40 mijë pemësh, nga të cilat të gjitha pemët janë klone me përbërje identike gjenetike, që do të thotë se ato konsiderohen si një qenie.

Besohet se kjo koloni është rreth 80 mijë vjeçare. I njohur gjithashtu si gjiganti i zymtë, ky pyll është kandidati për organizmin më të vjetër në botë. Këto pemë që vijnë nga një ‘prind klon’ nëntokësor mbulojnë 43 hektarë të pyjeve Fishlake në shtetin amerikan të Utah-s, transmeton KosovaPress.

Përkundër përpjekjeve të mëdha, shkencëtarët mendojnë se kjo mrekulli natyrore që zgjati për mijëra vjet, nuk do të mbijetojë disa dekada për shkak të aktivitetit njerëzor.

“Pando ndoshta ka ekzistuar për mijëra vjet, por nuk kemi asnjë mënyrë për të përcaktuar me saktësi moshën e saj, por tani ajo po shkatërrohet para syve tanë”, tha shkencëtari i mjedisit në Universitetin e Juta, profesor Paul Rogers.

Pas një analize të saktë të gjendjes së pyjeve Pando, profesor Rogers dhe kolegu i tij Darren McAvoy ekzaminuan një fotografi 72-vjeçare nga ajri që zbuloi një rënie të përhershme në gjendjen e pyllit. Ndërsa njerëzit u përhapën në pyll, gradualisht pemët u zvogëluan, duke dëmtuar disa zona që kurrë nuk u shëruan tërësisht.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...