Serwer: Tërheqja e UNMIK-ut nga Kosova varet nga Rusia

E Enjte, 18 October 2018 18:22

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka analizuar mundësinë e largimit të UNMIK-ut nga mandati i tij në Kosovë.

Ai ka thënë se tërheqja e UNMIK-ut nga Kosova pa një marrëveshje finale për statusin me siguri se do të kërkojë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por, ajo do të varej nga vota e Rusisë.
“Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë amerikane për zvogëlimin e misioneve nga Kombet e Bashkuara”, deklaroi ai për Radio Evropa e Lirë, transmeton lajmi.net.
Misioni i UNMIK-ut është mision pa fuqi ushtarake. Unë as nuk e di sa është numri i stafit të misionit të UNMIK-it në Kosovë, por nuk besoj se është ndonjë numër i madh. Megjithatë, SHBA, në princip, mundohen t’i kufizojnë këto misione ku do që kanë mundësi. A është e mundur që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova pa një marrëveshje përfundimtare për statusin, mendoj se po, mirëpo me siguri do të kërkonte një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e atje Rusia do ta kontrollonte përgjigjen po apo jo”, shtoi ai.

“Andaj, mendoj se amerikanët do të mundohen ta zvogëlojnë numrin e pjesëtarëve dhe buxhetin e Kombeve të Bashkuara, por nuk e di numrin e anëtarëve e as buxhetin kështu që nuk mund të them se si do të përfundojë”, u shpreh Serwer i cili nuk befasohet që Beogradi e kundërshton tërheqjen e UNMIK-ut sepse prezenca e Kombeve të Bashkuara është në një formë dëshmi për Serbinë në lidhje me sovranitetin e saj në Kosovë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...