Shqiptarët, të dytët për shfrytëzim prostitucioni në Spanjë

E Enjte, 18 October 2018 18:41

Krimi i organizuar shqiptar është një fenomen shqetësues pothuajse në të gjithë Evropën.

Sot, kanë qenë mediat spanjolle ato që kanë ngritur alarmin për sa i përket forcës së krimit shqiptar në trafikimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Sipas statistikave të publikuara së fundmi nga mediat spanjolle, shqiptarët janë të dytët për sa i përket numrit të të arrestuarve për shfrytëzim prostitucioni në Spanjë.

Madje dhe sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, policia spanjolle thotë se ka realizuar gjithsej 536 operacione kundër shfrytëzimit seksual, duke çuar në pranga 1,219 njerëz, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Të dhënat vijnë ndërsa në Spanjë u organizua një tjetër operacion sot në bashkëpunim me Europol, duke shkatërruar një rrjet kriminal i dedikuar për trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin, duke çuar në pranga 15 persona.

Arrestimet u realizuan në tri provinca spanjolle: tetë prej tyre në Palma de Mallorca, pesë në Alicante dhe dy të tjerë në Las Palmas de Gran Canaria. Agjentët gjithashtu kanë liruar pesë viktima të cilët ishin të detyruar të paguajnë një borxh prej 35,000 euro.

auto Capture1539879507

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...