Vizita e Netanyahu në Tiranë, Këshilli i ambasadorëve: Izraeli të njohë Kosovën

Tuesday, 30 October 2018 12:29

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur kënaqësinë e veçantë për vizitën në Tiranë të Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas ambasadorëve, kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, në emër të interesit reciprok si dhe të paqes e të stabilitetit në botë.

 “Populli shqiptar i ka dëshmuar në kohëra shumë të vështira ndjenjat e tij miqësore ndaj popullit hebre, duke e renditur veten ndër shembujt e rrallë të atyre që morën në sy rrezikun nazist për të mbrojtur hebrenjtë e përndjekur.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Izraelit dhe ka mbrojtur vazhdimisht ekzistencën e tij si shtet i pavarur.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh në këtë rast shpresën se kjo vizitë do të ketë si rezultat të rëndësishëm edhe zhbllokimin e njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran nga ana e shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e Këshillit të ambasadorëve shqiptarë.

Një pjesë të rëndësishme të njoftimit të tyre e zë edhe çështja e njohjes së Kosovës nga Izraeli.

“Pavarësia e Kosovës është pjesë e natyrshme e procesit historik të shpërbërjes së ish – Jugosllavisë dhe është kryer jo vetëm në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, por edhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare siç është provuar edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit do t’i shërbejë fuqishëm forcimit të ndjenjave miqësore të të gjithë shqiptarëve ndaj popullit hebre”, thuhet më tej.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon drejtuesit e lartë të shtetit e të qeverisë tonë që çështjen e njohjes së pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës ta shtrojnë përpara mikut të nderuar me seriozitet, vendosmëri dhe argumente, gjithnjë në frymën e mirëkuptimit, si një çështje e mbetur pezull.

“Njohja zyrtare e Kosovës do të vlerësohej jo vetëm si një hap miqësor nga ana e shtetit të Izraelit ndaj shqiptarëve në mbarë botën, por edhe si një vendim që i shërben paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne presim që Izraeli të ndjekë shembullin e aleatëve të vet të mëdhenj, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, të cilët e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe zhvillojnë tashmë me të marrëdhënie të ngushta politike, diplomatike, ekonomike e kulturore”, theksojnë ambasadorët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...