Deputetët e PE kërkesë kancelares Merkel:Të vendoset në axhendë liberalizimi i vizave për Kosovën

Saturday, 27 June 2020 11:16

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër përmes të cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel që të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Twitter’, eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ku ka bashkëngjitur edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve. “Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesën për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në postim. Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku.

 

Deputetët shprehen se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të obligimit.

 

“Ne po humbim kredibilitetin tonë kur një shtet i tretë e bën atë që ne kërkojmë nga ta, por nuk marrin avantazhin të cilin ua kemi premtuar. Si mund të kërkojmë çfarëdo reforme tjetër nga një shtet në fqinjësinë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurtë se do të përfitojnë çfarëdo nga puna e tyre. Integrimi Evropian nuk është domosdo operacioni i vetëm i shteteve në rajon. Ku do ti çojë rruga e tyre nëse jo në BE?” kanë shkruar këta deputetë.

 

Në mesin e tyre është edhe Raportuesja për Kosovën, gjermanja Viola von Cramon-Taubadel, nënkryetari i grupit socialist Tonino Piculla nga Kroacia si dhe deputetët nga të gjitha grupet më të rëndësishme në Parlamentin Evropian.

“Ne e dimë se lëvizja e lirë është një prej përfitimeve më të prekshme të integrimit evropian, dhe besojmë se qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa. Jo pse ata kanë ndonjë të drejtë të veçantë, por për shkak se institucionet e tyre shtetërore e kanë bërë atë që ne kemi kërkuar nga ta. Ky është rasti juaj për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe ta sjellin Kosovën më afër BE-së”, kanë shkruar këta deputetë. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...