Berisha:Konkurs mafioz jo transparent e korruptiv per kandidatet e shkolles se magjistratures

Saturday, 27 June 2020 10:41

 Nga Sali Berisha

Konkurs mafioz jo transparent e korruptiv per kandidatet e shkolles se magjistratures!
-Fondacioni Qemal Stafa futi liste jashte kritereve!
-Korrigjimet u bene ne fshehtesi jo siç ishte njoftuar ne prani te kandidatit.
-Hiqen fitues dhe futen te tjere ne liste
-Ne faqen e Shkolles shpallen fituesit por nuk shpallen piket qe moren ata per te mbuluar manipulimin.

Kesaj i thone mafie e vertet! Turp! Krim!

Lexoni denoncimin e kandidatit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Po ju shkruaj per tu ankuar ne lidhje me konkursin e shkolles se magjistratures qe u zhvillua sot. Ishte nje teater qe vetem transparence dhe drejtesi per te perzgjedhur njerezit qe do bejne drejtesi ne te ardhmen nuk kishte. 1. Pasi u publikua lista e kandidateve pjesemarres ne konkurim qe plotesonin kriteret e vendosura pas dy ditesh u nxorr nje liste e dyte ku u shtuan edhe 17 konkurrente te tjere thuhet nga Fondacioni Qemal Stafa me FRESHist qe nuk i plotesonin kriteret per te bere nje konkurrim te denje per drejtesine sipas komisionit vleresues. 2. Testi filloi dy ore me vonese pasi testet po printoheshin ne moment. 3. Korrigjimi qe duhej te ishte transparent sic na thane me scantron ne prezencen tone nuk u be por na nxorren jashte dhe ne pritem 45 minuta per te nxjerre komisioni listen me kodet dhe piket tona perkatese. Ne nuk ishim prezent ne asnje moment gjate korrigjimit. Nuk kuptova se ku ishte transparenca ketu. 4. Ne faqen e shkolles se magjistratures sapo eshte publikuar lista emerore perfundimtare e fituesve pa piket qe kane marre. Ne listen perfundimtare nuk ishin emrat e disa kokurrenteve te cilet ne dreke ishin fitues me piket e shfaqura ndersa tek lista permbledhese nuk figurojne fare. Kjo me con ne dyshimet e mia se ne listen perfundimtare mund te kete emra te cilet jane shtuar pa qene prezent fare. Besoja tek drejtesia dhe tek aftesite e mia pasi gjate gjithe studimeve te mia vleresimet i kam me djerse por ketu kuptova dhe po besoj fjalet qe kane kohe qe qarkullojne se duhet te kisha paguar qoken pa te fitoja. Kjo eshte drejtesia ne vendin tone nga hijenat qe na drejtojne. Te lutem shikoje dhe mund ta publikoni si problem sepse ne deklarat e shkolles se magjistratures thuhet qe ky proces psudo transparent eshte mbikqyre dhe nga anetare te organizatave nderkombetare. Uroj qe te reagojne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...