Soros nuk e lëshon Shkollën e Magjistraturës, riemëron drejtorin

E mërkurë, 14 November 2018 17:51

Këshilli Drejtues i Magjistraturës ka emëruar drejtor Sokol Sadushin.  Këtë herë Sokol Sadushi ka siguruar mandat të dytë në krye të Magjistraturës.

Por kush është Sokol Sadushi?

Ai është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986 si dhe ka përfunduar studimet Master po në këtë fakultet në vitin 2003. Në vitin 2006 ka marrë gradën “Doktor i shkencave” dhe në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Profesor i Asociuar”. Ka punuar si prokuror në Sektorin e Kontrollit të Përgjithshëm në Rrethin e Vlorës (1986-1991). Ka qenë pedagog i lëndëve si “ E drejtë administrative”, “ E drejtë kushtetuese e krahasuar”, “Kontrolli kushtetues” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1992-2010).

Ka ushtruar profesionin e avokatit për periudhën 1993-1998. Ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998 – 2011. Nga viti 1997 ai është pedagog i lëndës “ E Drejtë Administrative” në Shkollën e Magjistraturës dhe nga viti 2014 është Drejtor i kësaj Shkolle. Ai është autor i disa librave si : “Gjykata Kushtetuese dhe Kontrolli Ligjor për Administratën”, “ Drejtësia Kushtetuese në zhvillim”, E drejta administrative”, “ E drejta administrative 2”, “Kontrolli Kushtetues”.

Ai është gjithashtu autor i disa artikujve dhe teksteve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative. Ai është anëtar i disa organeve të disa organizatav jofitimprurësee si Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut dhe Fondacioni Soros.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...