Berisha: Soros mbështet Ramën dhe Beogradin. Shkatërroi drejtësinë në Shqipëri

E mërkurë, 19 February 2020 14:50

Në studion e emisionit “Tempora”, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti akuza të forta se George Soros dhe djali i tij Alex, mbështesin Edi Ramën dhe Beogradin. Sipas Berishës, Soros është shkaktari kryesor i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ndihmuar Edi Ramën që ta kap atë.

Sali Berisha: Nuk më duken të habitshme. Kryespekulanti i botës përdor miliardat e tij për pushtet politik personal. Një gjë është se serbofilia e sorosit ka kufij vetëm qiellin. Është kryekëput në shërbim të Beogradit. Gjatë jetës time, të vetmit njerëz që janë larguar nga Shqipëria “non gratha” janë përfaqësuesit e Soros. Në fakt ai është në çdo nisëm, qoftë në mini-shengen, edhe në protokoll u angazhua që të nxirrte në eventin kryesor Vuçiçin. Ata punojnë për Beogradin, babë e bir. 

Ai është autori defakto i shkatërrimit të plotë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Unë ju garantoj, se vetëm gjer tani fatura e bllokimit të dosjeve në Gjykatën e Lartë është mbi 4 miliardë dollarë. Ai mbështet partitë e majta, është armik i përbetuar i republikanëve në SHBA. Për fat të keq ai ka ndikim edhe në partitë e qendrës së djathtë. Edhe në Shqipëri ka ndikim. Edi Rama është e keqja e këtij kombi. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...