Monstrumët përçarës të shqiptarëve

E mërkurë, 19 February 2020 16:29

-Nga Melihate Tërmkolli

Falë Zotit që Edi Rama nuk është Shqipëria dhe as Rexhep Qosja nuk është Kosova.

Këta monstrumë përçarës të shqiptarëve assesi nuk po pajtohen me dështimin, deri tani, të idesë serbo ruse për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e ‘Nova Jugosllavisë’ përmes projektit të ashtuquajtur ‘mini-shengen’.

 Të dëshpëruar pa fund për këtë dështim, kanë humbur tërësisht busullën kombëtare e flasin përçart për komplote brendashqiptare deri në shovinizëm të Kosovës ndaj Shqipërisë!
 

Akuzojnë, hedhin ‘gur e dru’ mbi mediet e Kosovës (T7, Gazeta Express etj), që po ua prishkan terezinë.

Për Qosjen, Shqipëria është Edi Rama dhe kushdo që e kritikon atë, sipas tij, qenka ‘shovenist’. Sa gjatë kohë, me dekada, i kemi dëgjuar nga goja e ekstremistëve vrastarë e gjenocidalë të politikës serbe këto ‘epitete’ për shqiptarët e Kosovës.

Nga goja e shkrimet e Qosiqit, Milosheviçit, Vuçiqit etj epitetet: nacionalistë, irredentistë, shovinistë, tani, na përsëriten në gojën dhe shkrimet e Qosjes e Ramës!

Me sa duket propaganda serbo-ruse dhe ndikimi i ideve të tyre ka shkuar larg, ka prekur lart në majat e pushtetit dhe ndonjërit që quhet akademik. Këto sulme e akuza ndaj medieve të Kosovës dhe pak më tepër, janë shumë simptomatike sepse marrin zjarr pikërisht në kohën kur politika e SHBA-ve në krye me Presidentin Trump dhe përfaqësuesin e tij për bisedimet e Kosovës me Serbinë, z. Grenell, kanë intensifikuar përpjekjet në stopimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, sidomos në shtetet shqiptare, në Kosovë e Shqipëri.

Bashkë me këtë edhe kursimin e shqiptarëve nga ‘ndihma’ sorosiane, e cila në bazë të shumë indikacioneve është vënë në përkrahje të interesave serbe e ruse në Ballkan dhe me këtë edhe të idesë për ndarjen e Kosovës.

Edhe Qosja edhe Rama janë veç në grahmat e fundit të politikës e ideologjisë së tyre thellësisht dëmtuese për interesat e Kosovës dhe të Shqipërisë.

 Rexhep Qosjes, shqiptarët e Kosovës ia kanë treguar vendin kaherë. Edi Ramës, sigurisht do t’ia tregojnë vendin shpejt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...