Mjetet e importuara nga SHBA dhe Kanada, DPSHTRR ndërpret shërbimin e regjistrimit

E Enjte, 15 November 2018 14:43

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se pas datës 12 nëntor 2018 do të ndërpritet shërbimi për disa mjete me dokument shoqërues teknik origjine nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Kanadasë. Sipas DPSHTRR-së, kjo vjen pas problematikave të përcjella nga Drejtoritë Rajonale dhe ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar e-Albania për disa mjete që importohen nga këto dy vende.

“Nisur nga problematikat e përcjella nga Drejtoritë Rajonale po ashtu edhe ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar e-Albania, për disa mjete që importohen nga USA ose Canada, me dokumentat shoqërues me treguesit teknik nga origjina, me përshkrimet “Destruction” (shkatërrim) ose “Parts only” (pjesë këmbimi) ose “Not to be registered” (nuk mund të regjistrohet) ose “Junk” (mbeturinë) ose shënime të tjera të ngjashme ju njoftojmë që:

Bazuar në VKM nr. 153, datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar, konkretisht neni 237, pika 1, germa b dhe Udhëzimi nr. 1, datë18.01.2012 “Për dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre” i ndryshuar, konkretisht neni 3, pika 3 dhe 5, për mjetet që importohen nga USA ose Canada, nëse dokumentet shoqëruese me treguesit teknik nga origjina, përveç të tjerave janë me përshkrimet “Destruction” (shkatërrim) ose “Parts only” (pjesë këmbimi) ose “Not to be registered” (nuk mund të regjistrohet) ose shënime të tjera të ngjashme, shërbimi për regjistrim në DPSHTRR do të refuzohet pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore duke u klasifikuar si automjete”, thuhet në njoftimin zyrtar të DPSHTRR.

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 14:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...