Leku forcon pozitat – "Shemben" valutat e huaja

E Enjte, 15 November 2018 14:48

Valutat kryesore ndërkombëtare janë dobësuar ndjeshëm ndaj monedhës kombëtare, lekut. Rënien më të madhe e kanë regjistruar dollari amerikan dhe paundi britanik gjatë ditës së enjte. Ky fundit ka rënë më plot 0.8 lekë për njësi, duke zbritur kështu në kuotën e 142 lekëve. Situata e krijuar në Britaninë e Madhe lidhur me marrëveshjen Brexit e ka dobësuar tej mase valutën.

Ndërkohë, i dobët përballë lekut është shfaqur sot edhe dollari amerikan, i cili edhe gjatë ditës së sotme ka humbur 0.5 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase. Ai këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 109.5 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.

Euro po ashtu ka ndjekur të njëjtin trend rënës, ku është zhvlerësuar minimalisht me 0.1 lekë për, duke zbritur kështu në kuotën e 124.2 lekëve.

Ndërsa, krejt ndryshe paraqitet situata për dollarin australian i cili është fuqizuar me plot 0.5 lekë për njësi dhe është një nga monedhat që është rritur me 2.5% gjatë 15 ditëve të fundit.

Ndërkohë, dollari kanadez ka regjistruar një rënie të lehtë duke zbritur kështu në kuotën e 82.8 lekëve, ndërsa franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje dhe vijon të këmbehet për 109 lek

kursi-15-netor.jpg

 

 

 

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 14:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...