Skema e jashtëzakonshme: Nëse java e punës bëhet 4 ditë e paga s’ndryshon a do të reduktohej papunësia?

Diel, 20 Janar 2019 14:47

Të punosh një ditë më pak në javë por me të njëjtën pagë. Propozimi i parë ligjor rajonal arrin nga Emilia Romagna. Ai është firmosur disa muaj më parë nga Piergiovanni Alleva, për shumë vite profesor i së drejtës së punës në Universitetin e Bolonjas dhe aktualisht këshilltar rajonal.

Drafti me 5 nene synon që të reduktojë numrin e të papunëve duke shpërndarë sasinë e punës në një numër më të madh punonjësish. “Llogaria e bërë është që për çdo 4 punonjës që reduktojnë orarin të mund të punësohet një person i ri” shpjegon ai. Kalohet nga 5 në 4 ditë në javë por paga nuk ndryshon. Propozimi është pëlqyer edhe në rajonet e tjera të Italisë, duke qenë se në Bolonja kanë mbërritur këshilltarë nga Trentino dhe Molise për ta studiuar dhe për të parë mundësitë e aplikimit.

Instrumenti i menduar nga Alleva për të bërë rishpërndarjen e ngarkesës së punës është “kontrata e solidaritetit ekspansiv” e njohur edhe në vitet ’80. Bëhet fjalë për kontrata të nivelit të dytë për t’u nënshkruar kompani pas kompanie, në të cilën punonjësit aderojnë mbi baza vullnetare.

“Punonjësit që do të duhet të reduktojnë orarin do të humbisnin 20 % të pagës” shpjegon ai. Për ta bërë të aplikueshme kontratë, në fakt zgjidhja është kompensimi përmes lehtësive fiskale ndaj kompanive por edhe ndaj punonjësve në rastin e pagesave të çerdheve apo të shpenzimeve të tjera. në këtë skema, kompanitë jo vetëm që nuk humbasin por edhe përfitojnë.

Krahas lehtësive fiskale, kompanitë do të përfitonin edhe shtimin dhe rigjenerimin e stafit të tyre. Në fakt, ky program i dedikohet papunësisë rinore pasi parashikon që në punësimet e reja të konsiderohen ata ne moshë deri në 29 vjeç. “Për 40 mijë punonjës që pranojnë reduktimin e orarit të punës do të mundësohej punësimi i 10 mijë të rinjve dhe shpenzimi do të ishte 20.8 milionë euro” shprehet ai.

A do të ishte realisht kjo zgjidhja për problemin e papunësisë?

Artikulli original:https://www.linkiesta.it/it/article/2018/03/24/lavorare-meno-lavorare-tutti-la-rivoluzione-che-parte-dallemilia-romag/37544/?fbclid=IwAR2Tbo-C6QZV645_UDLIhaDgxYkSt4qvvFdXWhFGAOTnNbw19mJ8jMVlIC4

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...