Vrau nusen e kunatën, prindërit e autorit kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

Diel, 20 Janar 2019 15:08

Pak kohë nga vrasja e dyfishtë e 2 janarit në Ballsh, ku Gazmend Musta vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, prindërit e autorit kanë kërkuar kujdestarinë e fëmijëve.

Bëhet e ditur se ato janë shprehur se i plotësojnë kriteret për kujdestarinë e të miturve, ndërkohë deklarojnë se kanë besim tek gjykata.

‘Unë quhem Bedri Musta. Unë si gjysh i fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Unë i jam drejtuar gjykatës që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar dhe të gjallë. Kriteret i plotësoj si duhet dhe kam besim të plotë te gjykata e Shkallës së Parë’, – u shpreh ai.

Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Çaushaj. Gjithashtu më herët edhe vëllai i Gentiana Çaushaj, Gjyshmir Çaushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.

Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.

Sipas vëllait të viktimave, Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve. ‘Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS’, tha daja i dy fëmijëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...