Konkurset për drejtorë i komandon “Intesa San Paolo”, Linda Rama dhe ministrja Besa Shahini

E Enjte, 07 February 2019 09:37

Përditë dalin skandale qeveritare, me dirigjent kryeministrin Rama, përmbajtja e të cilave dhe “aktorët” që i realizojnë, provojnë rrjetin nepotik e klanor mafioz të qeverisë dhe aferat që ata bëjnë, me fuqinë shtetërore e politike që kanë, duke vendosur kontrollin privat, në çdo sektor e qindarkë të buxhetit të shtetit.

Prej 5 vitesh, kryeministri bën propagandë false, për gjoja konkurset e punësimit dhe emërimeve në administratën publike, të cilat i ka centralizuar qëllimisht, si monopol në Departamentin e Administratës Publike (DAP), ku drejtore, ka emëruar sekseren e tij Albana Koçiu, që atë detyrë, e ka vetëm për të firmosur pikët dhe emrat e konkurseve fiktive, që në 70% të rasteve nuk zhvillohen fare.

Një dokumnet i publikuar nga “Pamfleti”, përveç falsitetit me konkurset për nëpunësit dhe drejtorët e lartë të Administatës Publike, tregon se cilët janë personat, që i zhvillojnë e drejtojnë këto konkurse fantazma, ku çuditërisht, “fitojnë” vetëm familjarë, krushqi të shefave të kupolës së pushtetit e politikës së çdo ngjyre.
Mos u çuditni, por konkurset për Drejtues të Nivelit të Lartë në Administratën Publike (TND), i drejton Ledia Plaku (Bylyku), gruaja e Drejtorit të AKBN, Ardian Bylyku, me detyrë Drejtore e Departamentit Ligjor në “Intesa San Paolo Bank”, ku N/Drejtore është Albina Mançka, gruaja e Arben Ahmetajt, mikeshë dhe ortake e Linda Ramës në 3 OJF për gra e burra.

Të gjithë së bashku, dy bosët e “Abi Bank” dhe “Intesa San Paolo Bank”, famijlja kryeministrore “Rama” e ajo ministrore “Ahmetaj”, janë në bordin shtetëror të Agjencisë së Fondit të Investimeve (AIDA), ku kryetar është kryeministri Edi Rama dhe Drejtor Ekzekutiv, djali i ish-kryeministrit Nano.

Me VKM Nr. 609, datë 17. 09.2014, të firmosur nga kryeministri Rama, shefja e “Intesa San Paolo Bank”, Ledia Plaku (Bylyku), është emëruar drejtuese e konkursit qeveritar, të zyrtarëve të Administratës Publike në DAP, që teston e përzgjedh, drejtorët e lartë shtetëror, duke patur fuqinë e plotë, të caktojë, se cilët vlejnë për t’u emëruar drejtorë qendrorë e rajonal në qeverisje dhe në cilët sektorë.

Por, bashkë me shoqen e Lindës së kryeministrit dhe vartesën e gruas së Arben Ahmetajt, në komisionin përzgjedhës, të konkursit për drejtorët e lartë shtetëror, është emëruar edhe Besa Shahini, tashmë ministre e Arsimit në Shqipëri.

Fijet nuk janë vetëm këto, mbasi në “Intesa San Paolo Bank”, punojnë në poste drejttuese edhe vajza e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, vajza e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, burri i të cilës është Drejtor Urbanistike e lejesh ndërtimi në Bashkinë Tiranë, por edhe ish-Drejtorja e Agjencisë së Investimeve (AIDA), Manjola Gjoni, me detyrë kryekëshilltare e bosit të kësaj banke, Silvio Pedrrazi, që është anëtar bordi qeveritar i AIDA dhe të tjerë familjarë, politikanësh të lartë majtas e djathtas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...