Xhelal Mziu: Qeveria ende si ka kaluar Kamzës kompetencat për pyjet dhe rrugët rurale

E Enjte, 07 February 2019 09:50

Bashkia Kamëz prej vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet nuk është përfituese e asnjë projekti zhvillues për qytetin e Kamzës nga qeveria. Edhe pse në mënyrë konsistente kryebashkiaku Xhelal Mziu ka paraqitur në institucionet qendrore projektet zhvilluese përsëri indiferenca ka qenë absolute nga ana e qeverisjes qendrore. Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu thotë se: -“Janë mbi 140 projekte që flenë në sirtarët e ministrive përkatëse. Ky është një diskriminim që i bëhet qytetarëve të Kamzës, nëpërmjet diskriminimit që i bëhet institucionit, Bashkia Kamëz. Në vitin 2015, me miratimin e reformës administrativo-territoriale, ku bashkisë Kamëz, ju bashkëngjit ish - Komuna Paskuqan ku një ndër pikat e reformës ishte dhe kalimi i 7- kompetencave të cilat duhej të delegoheshin nga qeverisja qendrore drejt Njësive të Qeverisjes Lokale, të cilat ende nuk kanë kaluar. Ende sot, kompetenca nuk i janë kaluar Bashkisë Kamëz. Ndër 7 kompetencat që duhej ti kalonin Bashkisë Kamëz nga qeveria qendrore që nga viti 2015 janë; administrimi i pyjeve dhe rrugëve rurale”. Sipas kreut të bashkisë Kamëz, një kompetencë që i është kaluar Njësive të Qeverisjes Vendore (por jo bashkisë Kamëz), është administrimi i fondit pyjor dhe kullosor. “Deri në fund të muajit qershor 2016,(VKM nr. 433, datë 08.06.2016) nuk ka patur asnjë akt normativ apo ligjor për administrimin e pyjeve. Kjo VKM është miratuar pa patur bashkëngjitur hartat përkatëse të ndarjes së territoreve ndërmjet Bashkisë Kamëz dhe asaj të Tiranës dhe për rrjedhojë Bashkisë Kamëz i janë transferuar sipërfaqe pyjesh dhe kullotash të cilat nuk janë në territorin e saj, ndërsa Bashkisë së Tiranës i janë dhënë sipërfaqe pyjesh dhe kullotash që janë në territorin e Bashkisë Kamëz. Jo vetëm kaq por Bashkisë Kamëz nuk i është dhënë fondi për administrimin e pyjeve dhe kullotave transfertë që duhej të jepej nga Qeveria Qendrore dhe as personel mbështetës”- thotë kryebashkiaku Mziu. Zoti Mziu shton se –“në Bashkinë Kamëz ka një numër të konsiderueshëm rrugësh rurale, ku kërkohet ndërhyrja për mirëmbajtjen e tyre, por akoma e kësaj dite kjo kompetencë nuk i ka kaluar Bashkisë Kamëz. Bashkia Kamëz i është drejtuar disa herë me shkresa zyrtare Ministrisë së linjës dhe akoma nuk është bërë transferimi i kësaj kompetence. Kjo neglizhencë ka sjellë jo pak probleme në rrjetin rrugor rural ku bashkia ka financuar nga buxheti i saj”. Dëmi që kjo qeveri i ka shkaktuar Kamzës nuk është vetëm në mosfinancimin e projekteve që ndodhen në sirtarët e ministrive të linjes por Rilindja iu ka hequr familjeve të varfra në Kamëz dhe bukën e gojës ku nga 7000 familje që ishin përfituese deri në vitin 2013, sot janë 700 familje etj, probleme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...