Socialistët minojnë SPAK-un ende pa u ngritur

E Enjte, 07 February 2019 19:50

Sipas qëndrimit të PS-së, nuk mund të këtë heqje imuniteti dhe procedim penal ndaj deputetëve, nëse Prokuroria nuk sjellë prova bindëse në Këshillin e Legjislacionit dhe Mandateve për secilin deputet.

Praktikisht nëse një deputet apo ministër akuzohet për korrupsion, apo vepra të tjera të rënda penale, prokurorët para se t’i drejtohen gjykatës për arrestimin apo ndalimin e zyrtarit, duke t’i drejtohen Këshillit të Mandateve, që është një institucion politik me anëtarë të shumicës qeverisëse. Deputetët, do të marrin në dorë provat e Prokurorisë, madje dhe gjithë sekretin hetimor dhe më pas do të vlerësojnë nëse kolegu i tyre duhet arrestuar apo jo. Një procedurë e tillë ligjore përveç se rikthen edhe një herë imunitetin e deputetëve, duke i bërë ata të paprekshëm nga drejtësia, i jep Kuvendit edhe një rol që nuk e ka në asnjë vend tjetër normal.

Për ta shpjeguar më mirë atë që ka miratuar dje Partinë Socialiste, mjafton të kujtojmë rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokuroria shqiptare, pas përgjimeve të autoriteteve italiane dhe dyshimeve për shkelje të rënda ligjore nga ish-ministri, kërkoi nisjen e hetimeve dhe arrestimin e tij. Por kërkesa e tyre u bllokua me një procedurë të paqartë ligjore nga kolegët socialistë të ish-ministrit në Këshillin e Mandateve duke marr rolin e një gjykate.

Socialistët thirrën në mbledhje prokurorët që kërkonin gjykim për ish-ministrin dhe në vend të kësaj, deputetët, i bënë gjyqin prokurorisë duke e cilësuar kërkesat e tyre të pabaza. Këtë procedurë ekstraligjore, ku u përfshi direkt kryeministri Edi Rama me presione ndaj prokurorisë, tashmë socialistët kanë vendosur ta fusin edhe në Rregulloren e Parlamentit duke ndaluar çdo kërkesë të tillë. Praktikisht Prokuroria nuk mund të arrestojë asnjë deputetët apo ministër, nëse nuk merr lejen nga Qeveria. Ose do të arrestojë ato emra që don kryeministri.

Ndryshime të tilla ligjore, përveç se kthejnë edhe një herë mbrojtjen politike ndaj të akuzuarve për vepra të rënda, venë në pikëpyetje edhe gjithë investimin e bërë për reformën në drejtësi. Nëse qeveria dhe partia në pushtet ndalon prokurorinë të hetojë zyrtarët e lartë më pushtet, për çfarë duhej reforma në drejtësi? Kjo lëvizje e fundit e mazhorancës tregon edhe një problem tjetër të qeverisë. Pas 6 vitesh qeverisje, me shumë ministra dhe ish-ministra të akuzuar për vepra të rënda korrupsioni, qeveria “Rama” parashikon goditje të njerëzve të saj nga drejtësia. Ndaj dhe hapi i parë që është hedhur është rikthimi i imunitetit duke siguruar deputetët, ministrat dhe ish-ministrat se as SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë nuk i prekin dot pa lejen e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...