Ndërsa shqiptarët varfërohen paralajmërohet tjetër rritje të çmimit të ujit

Premte, 22 February 2019 18:03

Në raportin e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018 ky institucion shprehet se ka ende hapsirë për rritje të cmimit të ujit në vend,nisur nga niveli i përballueshmërisë. Sipas Entit Rregullator në vitin 2018 tendenca e cmimeve të ujit ka qënë rritëse, për shkak të performancës së dobët të ujësjellësave.

“ERRU përdor si kriter për përballueshmërinë e pagesës së faturës së shërbimeve UK, në nivelin prej 5% të të ardhurave mesatare mujore të një njësie ekonomike familjare, informacion që e përllogarit dhe e publikon INSTAT për të gjithë qarqet e Republikës së Shqipërisë. Këto vlera tregojnë se ka ende hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave.”

Një tjetër shqetësim i ngritur në raportin e errus për vitin 2018 jane edhe faturimet aforfe sipas raportit Ujësjellësit kanë abuzuar me faturimet aforfe në rastet kur familjarëve u ka munguar matësi duke zbatuar normativa të tjera dhe jo ato që janë caktuar nga Enti Rregullator i Ujit.

 “Ankesat e paraqitura në ERRU me objekt “faturimi aforfe” zënë numrin më të madh të ankesave edhe gjatë vitit 2018. Shqetësues mbetet fakti që shoqëritë Ujesjellës kanalizime nuk kanë respektuar normativat e miratuara në rastet e faturimit aforfe 4.5 m3 ne muaj per frymë për konsumatorët familjare, por kanë vijuar faturimin me normativa të miratuara me urdhër të brendshëm të organeve drejtuese të shoqërive Ujësjellës kanalizime në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.”

Për vitin 2018 Enti Rregullator i Ujit thotë se ka miratuar rritjen e tarifave për 8 Bashki të cilat kanë paraqitur aplikimet e tyre ndërsa është duke shqyrtuar kërkesat e 11 bashkive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...