Humbi jetën për shkak të rrymës, policia e OSHEE e lënë 4 orë në majë të shtyllës shqiptarin

Diel, 24 February 2019 20:55

Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë ku një elektricist 34-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të diele në Fierzë.

News24  raporton se elektricisti, Prend Ceca, ishte nisur i vetëm për të riparuar defektet e shkaktuar nga erërat e forta, ndërsa prej orës 14 kishte ndërprerë kontaktet me familjarët.

Por kur kaluan një orë e gjysmë pas humbjes së kontaktit, familjarët morën lajmin e hidhur për elektricistin i cili ra në kontakt me korrentin duke humbur jetën.

 

Ngjarja ndodhi në fshatin Fierzë, vetëm një kilometër nga hidrocentrali i Fierzës. Edhe pse familjarët bëjnë të ditur se kanë njoftuar policinë dhe OSHEE ende askush nuk ka mbërritur për të zbritur trupin e pajetë të 34-vjeçarit nga shtylla ku humbi jetën në krye të detyrës.

Mësohet se elektricisti kishte dal vetëm për riparimin e defekteve,  veprim ky që përbën shkelje të sigurisë teknike. Familjarët dhe banorë të zonës vazhdojnë të qëndrojnë rreth shtyllës teksa ende përfaqësuesit e shtetit nuk kanë mbërritur në Fierzë edhe pse familja Ceca shprehet se janë njoftuar sapo morën lajmin e hidhur.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...