Ka nisur gjykimi i grupit të Habilajve por seanca e parë ka dështuar. Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, në burg në Itali. Shkak i dështimit të seancës mos njoftimi i të pandehurve.
Gjykata ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill.
I vetmi nga grupi që ndodhet në Shqipëri është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar. Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tragikuar tonelata drogë drejt Italisë.
Nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve, i drejtuar nga kushërinjt e tij Moisi dhe Artan Habilaj.