Lumë kokaine drejt Shqipërisë, kapet 91 kg me vlerë mbi 10 milionë euro

Hënë, 15 Prill 2019 10:33

Kapet një tjetër ngarkesë kokaine në portin e Maltës me destinacion Shqipërinë. Siç raportojnë mediat, Departamenti i doganës konfiskuan të dielën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa me peshë totale 91.25 kg.

Nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro. Kokaina e gjetur të dielën pason atë të 9 prillit, ku u kapën 24 kg kokainë.

Departamenti tha se ‘herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin’.

Operacioni vazhdoi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

‘Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro, ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro’ raportojnë mediat.

Gjatë këtij viti në doganat e Maltës janë sekuestruar 606.45 kg kokainë me një vlerë prej 68.2 milionë euro.

Sakaq nga policia vijojnë hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në trafikim. /Oranews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...