Dy persona kanë dhunuar me sende të forta një person në Kolonjë, ku menjëherë janë arrestuar nga policia.
Mësohet se dy autorët janë babë e bir dhe jetojnë në fshatin Qinam.
Ndërkohë, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën si dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Korçës.