Reforma në drejtësi është plotësisht e kapur nga Edi Rama. Në cdo hap që hidhet paligjshmëria është evidente. Rama që me krijimin e KPP dhe KLGJ veproi në paligjshmëri dhe po tenton me forcë, pa pjesëmarrjen në proces të opozitës përmes miratimit të akteve nënligjore në Parlament gjë qe nuk e beri kur duhet, detyrim ky pas miratimit të reformës unanime votuar nga e gjithë politika dhe ligjvënësit. Përmes kontrollit të të gjitha pushteteve si dhe pushtetit të drejtësisë Rama kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin për të ngritur ashtu nën kontrollon e tij strukturat e reja të drejtësisë. Vonë por dhe ndërkombëtarët tashmë janë ndërgjegjësuar. Po tenton të ngrejë dhe SPAK pa bashkëpunimin me opozitën. Paligjshmëria arriti kulmin, e një veprim i tillë vjen vetëm kur ke nën kontroll pushtetin duke emëruar prokurorë burrin e Ermonela Felajt në kundërshtim me ligjin duke qenë se ai se ka mbaruar shkollën e Magjistraturës. Është e ndaluar me ligj te emërohen prokuror e gjyqtare pa magjistrature.
Reforma në drejtësi dështoi në mënyrën më spektakolare. Aq e shëmtuar ishte përdorimi i reformës për kundërshtarët sa dhe OJQ e Sorosit në Shqipëri e atakuan për transparencë.
Është kjo, e gjitha filozofia e Ramës për të sulmuar kundërshtarët dhe përdorimin e reformës si kërbaç. Iu dha goditja e parë me sulmin e opozitës dhe përjashtimin e saj ndaj çdo hap pas votimit të 140 deputetëve. Sulmi i dytë i kësaj reforme ishte zgjedhja e Arta Markut me 69 vota të mazhorancës, e cila është vegël e Ulsi Manjas. Reforma vazhdon të goditet çdo moment që nga emërimi i Genti Ibrahimit si kreu i KPL, i cili është kunati i Mimi Kodhelit. Kulmi i përdorimit të reformës si kamgjik arriti me emërimin e burrit të Ermonela Felajt.
Emërimi i burrit të Ermonela Felajt në kundërshtim me ligjin
KLP ka miratuar me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj. Ai u caktua prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Në mbledhjen e datës 25 mars, KLP vendosi dhënien e statusit prokurorit Valikaj. Bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj është emëruar prokuror ndonëse nuk është magjistrat. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative, e cila ka urdhëruar KLP të emërojë prokuror bashkëshortin e ish-ministres Bledar Valikaj. Në 2015 Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi “me heshtje” propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”.
Nishani i kishte mohuar Bledar Valikajt dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës.
Por Valikaj ngriti padi ndaj Nishanit në Gjykatën Administrative ku kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës; detyrimin e Presidentit te Republikës për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj. Detyrimin për t’u shprehur në lidhje me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin prokuror të kandidaturës të Bledar Valikaj”.
Gjykata Administrative, në maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj. Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.
Tashmë Gjykata Administrative e Apelit e pranoi edhe këtë kërkesë të bashkëshortit të deputetes Felaj, duke detyruar KLP-në që ta emërojë prokuror. Por me reformën e re të drejtësisë, Kushtetuta parashikon që prokurorë mund të emërohen vetëm studentët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Në lidhje me këtë çështje, sot vendosi KLP, e cila e emëroi sërish prokuror Valikajn.