“Të gjithë flasin keq për Shqipërinë, por…”, fotografi amerikan: Çfarë më joshi, këtu çdo gjë duket bio

Hënë, 29 Prill 2019 22:08

Një amerikan që ka vendosur të jetojë në Shqipëri për shkak të punës ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në programin “A Show” në News 24. Fotografi James Leithart tregoi arsyet pse e mori këtë vendim dhe çfarë e josh nga Shqipëria.

“Arsyeja kryesore pse vendosa të vij këtu është fakti se ishte një vend i panjohur. Ky vend më dukej intrigues. Këtu ka shumë për të mësuar, për të parë, më pëlqen të forgrafoj gjëra që njerëzit nuk i kanë parë më parë, Jetoj prej 8 mujash në Shqipëri”,- thotë ai përballë Adi Krastës.5c1545c6-ed64-49e2-8fe4-8f4f5692e13e
Por a ka vend për kritika? Leithart sqaron: “Të gjithë flasin keq për Shqipërinë, madje edhe vetë shqiptarët, por unë dua të nxjerr gjërat e mira të këtij vendi, edhe pse këtu ka edhe gjëra negative. Unë dua të ndaj ato pozitivet. Shqiptarët janë shumë mikëpritës”,- thotë ai.

Amerikani thotë se ka zgjedhur të jetojë në Pogradec e japë mësim në Buçimas dhe kjo është gjëja që i pëlqen të bëjë më shumë për momentin. Mbi çdo gjë ai do të veçonte ushqimin bio që gjen në zonë.

“Ushqimi është shumë i mirë. Kur isha në Amerikë kam pasur probleme me alergjitë nga ushqimi, këtu nuk e kam këtë problem. Këtu çdo gjë duket bio”,- shton Leithart.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...